TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2025, 07:37

“PD në krizë ekzistence nga Berisha”, juristi Romeo Kara: Shfryrja e Saliut në Bruksel ndaj anëtarësimit, antikombëtare

Shkruar nga Pamfleti

“PD në krizë ekzistence nga Berisha”, juristi Romeo Kara:

Avokati Romeo Kara thotë se PD ndodhet në krizë ekzistence nga drejtuesi i saj, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kara u shpreh se baltosja e Shqipërisë në Bruksel nga Berisha është antikombëtare.

“Është krizë legjitimiteti, organizimi, identiteti. Nëse shohim ku po shkon PD, me aktin e sabotimit, të marrësh boritë e antishqiptarizmit dhe të bërtasësh në Europë, është vetëvrasje politike e Berishës, me disa përfitime momentale, por e nxjerr PD nga identiteti si parti e djathtë. Të bëhesh kaq antikombëtar, ky është një realitet. Fillon dhe mbaron PD te Berisha, te halli i tij. Një retorikë e tillë radikale në ekstrem, bën që zërat e rinj në PD, të duken tradhtarë. Realisht nuk kemi opozitë. Ky nuk është alternativë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje