TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2025, 18:07

Pas mandarinave, edhe pjeshkët me pesticide; bllokohen në Kroaci dhe Bosnje ngarkesat nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Pas mandarinave, edhe pjeshkët me pesticide; bllokohen në Kroaci dhe

Në fillim të këtij viti një skandal i ngjashëm ndodhi me mandarinat. Ishte po Kroacia që bllokoi mbi 10 ton mandarina...

Nuk kanë fund skandalet me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Edhe pse Rama na flet për aksione, janë të huajt ata që zbulojnë se produktet shqiptare janë të dendura me pesticide. Pas mandarinave, duket se tani kanë dalë edhe pjeshkët problematike.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, kanë bllokur disa sasi pjeshke nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.

Rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.

Pas mandarinave, edhe pjeshkët me pesticide; bllokohen në Kroaci dhe

Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit.

Zbulimi nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore është bërë në datë 21 gusht 2025.

Origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së.

Pas mandarinave, edhe pjeshkët me pesticide; bllokohen në Kroaci dhe

Ndërkohë, një tjetër ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria është bllokuar në tregun e Bosnje-Hercegovinës, me përmbajtje pesticidesh.

Sipas mediave boshnjake, ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.

Mediat boshnjake përmendin edhe emrin e një kompanie shqiptare që eksporton pjeshkë dhe produkte të tjera ushqimore drejt Bosnje-Hercegovinës.

Në fillim të këtij viti një skandal i ngjashëm ndodhi me mandarinat. Ishte po Kroacia që bllokoi mbi 10 ton mandarina, pasi përmbanin nivel të lartë pesticidesh. Skandali u thellua se ato u hodhën në tregun shqiptar dhe nga një hetim i prokurorisë rezultoi se ishin mbi 20 ton. E njëjta gjë duket se do të ndodhë me pjeshkët, ku në fund do t’i hanë shqiptarët.

Lini një Përgjigje