TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 08:11

Pas 35 vitesh, PS mbizotëron në Dibër me diferencë të jashtëzakonshme

Shkruar nga Pamfleti
Pas 35 vitesh, PS mbizotëron në Dibër me diferencë të
Rama dhe Berisha

Në Dibër kanë mbetur dy kutitë e fundit. Sipas të dhënave aktuale, PS vazhdon epërsinë edhe në Dibër. Socialistët kanë përmbysur rezultatin e katër viteve më parë në këtë qark, ku deri më tani shifrat e siguruara përkthehen në 3 mandate, me mbi 10 mijë vota diferencë. 

PS ka marrë 32703 vota, ose 56.3% të votave, e thënë ndryshe gati 10 690 vota para rivalëve.

Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.6%, pasi në zgjedhjet e mëparshme kishte 44.7% të votave dhe 2 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 22013 vota ose 37.9% të totalit, duke siguruar 2 mandate. Krahasuar me rezultatin e vitit 2021, PD ka humbur terren me -14.4%, pasi atëherë kishte marrë 52.3% dhe 3 mandate.
Partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në këtë qark. Një rritje me shifrat e fundit ka pësuar PSD. 

Për këtë rezultat, ka folur edhe Blendi Klosi, përfaqësuesi politik i PS në këtë qark i cili tha se është shumë i lumtur për arritjen e këtij objektivi madhor, për ta kthyer Dibrën sipas tij me flamurin e PS në krye dhe me një diferencë të jashtëzakonshme mbi rivalët.

“Objektivin tonë madhor për ta rikthyer Dibrën pas 35 vitesh me flamurin e PS e bëmë realitet. Ishte një garë jo e lehtë, ishte e vështirë, por ja, arritëm. Patëm një diferencë të jashtëzakonshme, mbi 10 mijë vota vetëm nga votat e numëruara në territor. Shpresojmë shumë që edhe diaspora të sjellë një diferencë të mirë për PS. Realisht ndihem shumë mirë që pata fatin të drejtoja këtë fushatë elektorale me popullin e mrekullueshëm dibran dhe me strukturat e PS në Mat, në Klos, në Bulqizë dhe këtu në Dibër, duke shënuar për herë të parë një fitore spektakolare të PS në qarkun e Dibrës. Në ndryshim me vitin 2021, ku ishim 5 mijë vota më pak, tani jemi më shumë se 10 mijë vota më shumë dhe mendoj se ky është një mesazh i mirë për politikën. Një qark ku investohet, i shërben njerëzve dhe rezultatet në mandate dhe vota janë shumë të mira. Do të fillojmë punën për të fituar zgjedhjet lokale të vitit 2027”, tha Klosi.

 

ps mbizotëron në dibër

Lini një Përgjigje