TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2025, 16:01

 ‘Partizani’, GJKKO ende pa një vendim se ç’do të ndodhë me dosjen e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

 ‘Partizani’, GJKKO ende pa një vendim se

Seanca paraprake e rradhës për dosjen Partizani, ku të pandehur janë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, do të zhvillohet në 5 shkurt, ora 09:00.

Edhe sot GJKKO nuk ka mundur të marrë një vendim nëse dosja e SPAK për aferën Partizani duhet të kalojë për gjykim, duhet të kthehet në Prokurori për hetime të mëtejshme, apo duhet të pushohet.

Në seancën e sotme në GJKKO u paraqitën argumentet nga avokatët mbrojtës të Jamarbër Malltezit, që ashtu si ish-Kryeministri Sali Berisha, kërkuan pushimin e çështjes për mungesë faktesh dhe provash.

Në seancën e 5 shkurtit pritet që të paraqesin mbrojtjen e tyre 3 të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

SPAK ka kërkuar që çështja të kalojë për gjykim, ndërkohë që avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar pushimin e çështjes.

Ende nuk dihet se kur GJKKO mund të marrë një vendim se çfarë do të bëhet me dosjen “Partizani” për të cilën ish-Kryeministri Sali Berisha qëndroi për gati 1 vit në arrest shtëpie, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, pasi qëndroi disa javë në paraburgim, vijon të jetë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ndaj Berishës është ngritur akuza e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi akuzohet për korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 

 

Lini një Përgjigje