TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 09:05

Paralajmërimi i fortë i Karamuços: SPAK gati të ndalojë eksponentë të lartë të PS, kanë dalë në Sky ECC

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i fortë i Karamuços: SPAK gati të
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë se SPAK është gati të ndalojë një eksponent të lartë të PS i cili ka dalë në përgjimet e Sky ECC.

Sipas Karamuços, këta eksponentë janë përzjerë në shumë ngjarje prandaj edhe SPAK do ti godasë.

 Biseda në “Top Story”:

Ervin Karamuço: Përpara 10 ditësh i thash Babaramos që Sky ECC do të ketë politikanë që do të vihennnë pranga, kur më tha aman.

Ilir Babaramo: Më je bërë si Spartak Ngjela, që pritet, pritet, do zbarkojnë aleatët, por s’po shohim gjë.

Ervin Karamuço: Po çfarë do të shohësh më shumë se kaq.

Ilir Babaramo: Ka katër vite që kanë ardhur përgjimet dhe tani bënë një shpërthim të kontrolluar, për të mbuluar… Ky arrestimi i Metës, ka të tjerë që mendojnë, që u bë për të mbuluar arrestimin e këtij zotërisë.

Ervin Karamuço: Lëri këto të FBI-së me mua. Në Sky ECC do të ketë arrestime të tjera të politikanëve, po flas të majtë, të cilët vitet e fundit janë përzierë si rasti konkret në shumë ngjarje. Politikanë aktivë të së majtës do të arrestohen.

Është një vështirësi shumë e madhe për t’i konkretizuar me prova të tjera, kur të konkludohet do të arrestohen. Por ka edhe të shpejtë, mund të ndodhin edhe shpejt. Është një periudhë që është punuar dhe vetëm punuar.

ervin karamuço spak ps

Lini një Përgjigje