
Panairi i Librit ka çelur dyert sot në Tiranë, në edicionin e tij të 26-të.
Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, i cili në panair vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, tha se një fenomen që vëren në Shqipëri, është se çmimet e librave janë shumë të shtrenjtë.
“Në Shqipëri libri është shumë i shtrenjtë në krahasim me rrogat. Në SHBA e blej maksimumi një libër të mirë 20 dollarë, ndërsa këtu një libër i zakonshëm kushton kaq. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe besoj se lexuesit i tremben kësaj”, tha Ikonomi për “Open”.
Ndërsa shkrimtari Namik Dokle tha se lexuesit janë më të shumtë gra sesa burra, pasi sipas tij meshkujt mjaftohen me kafenetë.
Lini një Përgjigje