
Juristi Kreshnik Spahiu tha se vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Uashington, ku u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk kishte të bënte me dosjet penale apo hetimet lidhur me politikanë të caktuar.
Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se mes zyrtarëve të DASH dhe Dumanit është diskutuar mbi zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mandatin e limituar të Prokurorisë Speciale, e rrezikon të shkrihet në 2027.
Gjithashtu, juristi tha se pritja e Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit, konfirmon mbështetjen e Administratës Trump për SPAK, duhet hedhur poshtë hamendësmet që trazuan rrjetin pak kohë me parë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr dorë nga Prokuroria Speciale, pas urdhërit të presidentit Donald Trump për bllokimin e fondeve që Uashingtoni dhuronte për kauza e sektorë të ndryshëm në shumë vende të botës, ku përfshihej dhe mbështetja për “krijesën” më të madhe të reformës në drejtësi në vendin tonë.
“Në këto ditë kam lexuar shumë përralla në mediat shqiptare duke thënë se Dumani është thirrur për dosjen Berisha, “dosjen” Rama, etj. Do të them me pak fjalë, në takimin e kreut të SPAK me zyrtarë të DASH nuk ka qenë objektiv diskutimi për Sali Berishën dhe Edi Ramën. Ka qenë një vizitë rutinë dhe jo vizitë specifike, ka qenë një vizitë e një partneri në vazhdim, që padyshim provon që Departamenti i Shtetit dhe administrata amerikane nuk ka hequr dorë nga projekti për SPAK-un. Është diskutuar për dy probleme thelbësore: AI që sot ka SPAK-u: për emërimin e kreut të BKH-së, që është partneri kryesor që mbështet punën e SPAK-ut, dhe e dyta që është mandati i limituar i prokurorisë speciale, do duhet që në 2027 këta prokurorë përfundojnë mandatin e tyre. Nuk ka asnjë shenjë politike që PS dhe PD do të votonjnë zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim, e shoh të vështirë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje