TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2025, 21:59

Ngritja e strukturës për krimet zgjedhore, Llabani: SPAK i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë

Shkruar nga Pamfleti

Ngritja e strukturës për krimet zgjedhore, Llabani: SPAK i bën

Struktura Task Forcë e ngritur nga SPAK ka ngritur pikëpyetje lidhur me produktivitetin e tij në krimet zgjedhore që konsistojnë rëndomtazi në korrupsion, shit-blerje votash dhe në kriminalitet.

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e ‘ 360 gradë’ u shpreh se dikur procesi zgjedhor monitorohej nga OSBE- ODIHR dhe se plani për të ngritur këtë strukturë është referuar një vit më parë.

Për çështjet zgjedhore, më kujtohet që proceset zgjedhore monitoroheshin nga OSBE- OHDIR. Nuk do të kemi më OSBE- ODIHR nuk do e kemi faktor ndërkombëtar, ata kanë qenë të vetmit korrektor të zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne mezi prisnim të dilnin në konferencë.

Mesa kam dijeni, idenë për të ngritur një strukturë të posaçme ka qenë këtu e një vit më parë, ka qenë Altin Dumani që na e ka thënë në një mbledhje me gazetaret që proceset zgjedhore do pësonin një erë të re në vijim. E gjithë gatishmëria do të ishte në monitorim të keqpërdorimit të administratës, infrastrukturës dhe përfshirjes së grupeve kriminale.

Ajo që është e rëndësishme dhe duket si patetike janë dhe denoncimet. SPAK i bën një thirrje qytetarëve që të denoncojnë, pra i afrohet publikut që të bëhen bashkëpunëtorë dhe ‘të spiunojnë’“, tha Llabani.

Lini një Përgjigje