Është vënë në pranga ish-kryeinspektori i IMT-së së Durrësit, pasi ndërtoi pa leje tetë vite më parë disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj të Ishmit.
Burime zyrtare nga policia vendore konfirmuan prangosjen e 55-vjeçarit me inicialet A.H., nga Tirana dhe sqaruan se vepra penale prej tij është konsumuar gjatë kohës që ishte në detyrë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore.
Për ndalimin e tij u njoftua edhe Prokuroria e Durrësit, që po ndjek hetimet e dosjes ndaj ish-zyrtarit vendor.
Lini një Përgjigje