TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2025, 11:36

Ndërpreu dhunshëm mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë, i riu tregon arsyen: Jam i revoltuar, askush s’më jep zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpreu dhunshëm mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë, i

Një i ri nga Vlora, i cili ndërpreu mbledhjen e djeshme në Këshillin Bashkiak të Vlorës, duke kërkuar një të drejtë të mohuar për rreth 5 vite, që ka të bëjë me dëmshpërblimin ndaj shembjes së banesës pranë Portit, është bërë viral në rrjetet sociale.

I riu është David Dano, i cili pak momente pasi hyri dhunshëm në sallën e mbledhjeve, duke akuzuar këshilltarët si mashtrues, është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime.

Ndërkohë sot, për emisionin ‘Breaking’ në TopNeës, i riu ku ka treguar arsyet që e shtynë të reagonte në atë formë. Ai u shpreh se kërkon dëmshpërblimin për banesën, teksa shton se po jetojnë në skamje.

“Po jetojmë në skamje, askush nuk ktheu përgjigje. Aktualisht jetoj në një banesë të pabanueshme, askush nuk do t’ia dijë. Kur kërkoj llogari në bashki, më drejtojnë nëpër ministri, delegojnë përgjegjësitë”, tha ai.

David Dano është një prej qytetarëve të shumtë, të cilëve u është shembur shtëpia që ndodhej në rrugën Transballkanike.

Prej pesë vitesh ata presin dëmshpërblimin, i cili edhe pse është miratuar nga Këshilli i Ministrave nuk është kaluar në Këshillin Bashkiak.

"Jam i revoltuar, i kallur për së gjalli, kërkoj të drejtën time", thotë ai.

Lini një Përgjigje