TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2023, 17:43

“Mosbindja civile, pa kuptim”, Mërtiri: Opozita qesharake, po kërkon të prodhojë tym pa zjarr!

Shkruar nga Pamfleti

“Mosbindja civile, pa kuptim”, Mërtiri: Opozita qesharake, po

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar opozita po bëhet qesharake dhe nuk ka fuqi të bind njerëzit. Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai ka theksuar se me kaosin e krijuar në parlament, opozita po kërkon të prodhojë tym pa zjarr.

“Njerëzit çdo të enjte siç shohin javën sportive të futbollit shohin wrestling në kuvend. Opozita po bëhen qesharake, duke treguar se është një opozitë e dobët dhe nuk ka fuqi të bind njerëzit. Po kërkon të prodhojë tym pa zjarr. Është një show pa lidhje që nuk i shërben opozitës, por i vetmi që i shërben është Edi Rama”, tha ai.

Sakaq, Mërtiri ka thënë se mosbindja civile e opozitës është pa kuptim, pasi në asnjë vend të botës nuk realizohet nga deputetët, por nga njerëzit e thjeshtë.

Sipas analistit, Sali Berisha po kërkon që nëpërmjet imunitetit politik të mbrohet nga SPAK dhe të thotë që ndihet i kërcënuar nga Rama.

Nuk ka mundësi të bind njërëzit dhe ta mbrojë të drejtën e saj. Unë nuk di ndonjë vend të botës të ketë mosbindje civile në parlament nga deputetët. Është absurde. Parlameti është institucioni ku opozita ka të drejtën e saj të fjalës dhe i kërkon llogari kryeministrit.

Këto komisionet nuk është hera e parë që i mohohen opozitës. Kjo e gjitha më bën të mendoj që opozitës nuk i duhet fare këto komisione. Berisha kërkon që nëpërmjet imunitetit politik të mbrohet nga SPAK dhe po kërkon të thotë që jam i kërcënuar nga Rama”, tha ai.

mërtiri opozita

Lini një Përgjigje