Drejtori i Pèrgjithshëm i Policisë, lir Proda foli në konferencën e mbajtur në SPAK për megaoperacionin antidrogë Shqipëri-Itali. Gjatë fjlaës së tij, Proda tha se në këtë operacion janë angazhuar 349 punonjës policie.
“Forcat e policisë janë përfshirë në operacion të ekzekutimit të masave nga Gjykata e Posaçme. Rreth 349 punonjës policie janë përfshirë në operacion. Konfirmoj vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të goditur krimin e organizuar”, theksoi Proda.
Ndrëkohë përfaqësuesi i Eurojust për Italinë Gianluca Forlani, theksoi se bashkëpunimi me SPAK ishte i suksesshëm dhe nuk pati rrjedhje informacioni.
“Falenderimi i shkon të gjithëve, dhe me kontributin e secilit kemi arritur të ndërtojmë një hetim që shkon përtej kufijve. Çdo gjë nga gjyqtarët, forcat e rendit, shkëmbimi informacioneve, DIA, policia e re gjyqësore në SPAK, nëse duke punuar bashkë vendosim angazhimin tonë, mund të arrijmë nivele që më parë ishin të vështira për tu arrirë. Në këto vite bashkëpunim, mund të arrijmë të perfeksionojmë arritjet tona", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje