
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale do të shënojnë -4 gradë celsius në zonat malore, ndërkohë që temperaturat maksimale shkojnë deri në 16 gradë celsius.
Lini një Përgjigje