
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar kontrolle në institucionin e vuajtjes së dënimit në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën nr. 2 janë gjetur tre aparate celularë. Konkretisht, në ambientet e dusheve është zbuluar një telefon i markës “Xiaomi”.
Ndërsa në lavanderi janë gjetur një aparat celular “Nokia” dhe një telefon “iPhone”, së bashku me dy fisha karikimi.
Për ngjarjen janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e sekuestrimit, ndërkohë që është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vijimin e procedurave të mëtejshme.
"Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër. Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.
Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi. Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi. Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave.", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje