TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 22:51

Klodiana Lala jep detaje nga kontrollet e BKH: Nuk e njoftuan fare policinë, kishin frikë për dekonspirim

Shkruar nga Pamfleti
Klodiana Lala jep detaje nga kontrollet e BKH: Nuk e njoftuan fare
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga aksioni i pak ditëve më parë i BKH, ku u kryen një sërë kontrollesh mbi zyrtarë dhe biznesmenë të dyshuar të përfshirë në abuzime me tenderët e rrugëve.

E ftuar në “Opinion”, ajo tha se BKH e anashkaloi policinë sepse kishte dyshime për dekonspirim të operacionit. Lala tha se janë sekuestruar shumë dokumente, kompjuterë dhe telefona celularë.

Prokurorët e Posaçëm në datën 24 janë drejtuar më kërkesë të posaçme Gjykatës së Posaçme dhe më datën 25, natën e Krishtlindjeve, prokurori i posaçëm Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale, kurse në total janë 34 kontrolle. Brenda një vendimi mund të ketë edhe kontroll banese, edhe kontroll zyre, por edhe kontroll personal. Janë shumë individë, sepse nga 21 vendime janë bërë 34 kontrolle gjatë 26 dhjetorit. Gjithashtu janë marrë edhe telefonat celularë, nga ana tjetër janë sekuestruar edhe dokumente, kompjutera, etj..

Rezulton që në këtë rast nuk është njoftuar fare Policia e Shtetit. BKH nuk ka njoftuar fare Policinë e Shtetit, sepse mund të kishte dekonspirim të të gjithë të dhënave, të operacionit. Është kontrolluar po ashtu banesa e Erald Elezit”, tha Klodiana Lala.

 

lala spak bkh

Lini një Përgjigje