
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, teksa foli për reformën në drejtësi, i dërgoi një mesazh të qartë politikës shqiptare se ajo e vitit 2016 nuk duhet të preket kurrsesi.
Ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë një problem dhe rrezik i madh për zhvillimin e vendit po erdh e për investimet gjermane që vijnë në Shqipëri.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme jo vetëm për investimet gjermane në vend, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rrugën drejt integrimit Europian të vendit. Jemi tepër të gëzuar në lidhje me miratimin e reformën në drejtësi në vitin 2016, e cila hodhi bazat dhe jep një kontribut mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes në vend dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Në këndvështrimin tonë, reforma në drejtësi e vitit 2016 nuk duhet të preket. Ndryshimet mund të bëhen vetëm për të zgjeruar fushën e veprimtarisë së kësaj reforme edhe në sektorë të tjerë të vendit”, tha ambasadori i Gjermanisë në një intervistë për A2 CNN.
Ndërkohë, sa i takon arrestimeve të fundit, ambasadori i Gjermanisë u shpreh se në Shqipëri ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë.
“Suksesi më i dukshëm i kësaj reforme është puna e SPAK-ut, i cili ka mbërritur në arrestime të rëndësishme dhe pa u bërë konkret me emra, koha e pandëshkueshmërisë ka mbërritur në fundin e saj. Gjithsekush është subjekt i zbatimit të ligjit dhe ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.
Lini një Përgjigje