
Avokati Romeo Kara thotë se ka prova të reja për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me lobimin e LSI në SHBA.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kara u shpreh se prova vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm.
“Sot jemi njohur me një zhvillim të ri, që përforcon narrativën me të cilën është ngritur aktakuza. Ka ardhur një provë që vërteton që lobimi për LSI është i paligjshëm. Një pjesë e parave është paguar nga LSI dhe një pjesë nga biznesmeni Shatku. Kjo provë ka ardhur në fillim të muajit tetor. Gjykata do vendosë nëse është e vlefshme apo jo. Duke sulmuar, kjo tregon frikë. Ai e sheh që tani fundin e tij dhe i jep një narracion politik çështjen. Kemi një organ drejtësie, akuze dhe gjykimi, të cilat po veprojnë, po zbatojnë ligjin”, tha juristi Kara.
Drejtesia duhet te triumfoje edhe ne Shqiperi,sepse Ka 32 vjet shumica e politikane e Kane vjedhur pasurite kombetare,dhe asnje lloj sekuestrimi nuk Ka bere!Ata Jane bere miliardere dhe bejne nje vit Burg,pastaj gezojne parate e popullit!