TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2024, 14:17

Goditi me thikë 40-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Altin Lamçen; akuzohet për tentativë vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me thikë 40-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të Altin Lamçes, i cilin e akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë kanë zbuluar se më 5 maj 2024, rreth orës 11:30, Lamçe ka goditur me një mjet të mprehtë shtetasin Klavio Lika, duke i shkaktuar atij dëmtime serioze për jetën. Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Duke analizuar provat e mbledhura, prokuroria ka arritur në përfundimin se Lamçe ka përmbushur elementët e veprës penale të vrasjes në tentativë ndaj viktimës Lika.

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria ka ngritur aktakuzën, të cilën e ka dërguar në gjykatë për të vazhduar procedurat ligjore.

 

Lini një Përgjigje