TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2025, 14:26

Gara për kreun e ri të BKH-së, SPAK: Ja kur do të bëhet renditja e kandidatëve të kualifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e ri të BKH-së, SPAK: Ja kur do të bëhet

SPAK ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me ecurinë e procesit të përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së, ndërsa sot është zhvilluar faza e tretë e garës mes 7 kandidatëve.

Sot ata i janë nënshtruar provimit të zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testit për arsyetimin logjik.

“Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet  e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

Lini një Përgjigje