
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për hetimet dhe arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Po ashtu ai u ndal dhe te akuzat e kryeministrit Rama.
Eksperti tha se Politika e dinte se Veliaj do arrestohej. Ndërkohë u shpreh se ka 8 institucione që duhet të monitorojnë SPAK, por nuk e bëjnë si duhet punën.
“Politika e dinte. Futja e Ols Dados dhe Altin Dumanit në çështje tregoi se diçka do të ndodhte. Ajo që kemi thënë këtu, sepse politikanët duhet të kuptojnë se në themel të kësaj, kemi folur për standarde, metodat e hetimit, veprime të paligjshme dhe tani merren në kontrast kur ndodh një ngjarje. Zoti Rama, duhet ta dijë se ka 8 institucione që kontrollojnë SPAK. Këto institucione shohin rutinën e tyre dhe nuk merren me këtë gjë”, tha ai në “Top Story”.
Lini një Përgjigje