TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2023, 12:01

Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Bashkim Dedjan

Shkruar nga Pamfleti
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për Bashkim Dedjan
Bashkim Dedja

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, ose konvertimin e këtij dënimi me 2 vite shërbim prove.

SPAK kërkon që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’.

Dedja bëhet i pari ish-gjyqtar që është shkarkuar nga procesi i vettingut për të cilin SPAK kërkon dënimin, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, kjo e fundit kërkon dënimin pas Dedja ka fshehur në deklarime një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim.  

Po ashtu, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

spak pasuri burg gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje