TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2026, 16:09

Franc Ndoja largohet nga AMP e Tiranës, kalon këshilltar i Klevis Qoses!

Shkruar nga Pamfleti

Franc Ndoja largohet nga AMP e Tiranës, kalon këshilltar i Klevis

Drejtori i AMP-së së Tiranës, Franc Ndoja është larguar nga ky post. Ndoja është emëruar këshilltar i Klevis Qoses, drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së.

Kjo nuk është e vetmja lëvizje në radhët e policisë. Shefi i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dorëzuar  dorëheqjen me postë, ndërsa paralelisht është komanduar drejtuesi i ri i policisë së kryeqytetit.

Oliger Torba është komanduar në krye të Policisë së Tiranës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për drejtimin e institucionit.

Elton Alushi mori detyrën si drejtor i Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një gare të zhvilluar për herë të parë sipas parashikimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ai qëndroi në krye të drejtorisë më të madhe policore në vend për rreth një vit e gjysmë.

 

jep dorëheqjen edhe drejtori i amp tirane franc ndoja

Lini një Përgjigje