TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2023, 22:41

“Flasim për resorte, për hotele”, gazetarët demaskojnë Kadastrën: Ka prodhuar vetëm milionerë

Shkruar nga Pamfleti

“Flasim për resorte, për hotele”, gazetarët

Gazetarët kanë dhënë alarmin mbi atë që ka ndodhur në zyrat e Kadastrës. Qeveria vendosi të bëjë dixhitalizimin e tyre, por sipas gazetarëve  Lorenc Rabeta dhe Henrik Mehmeti, nga Kadastra kanë dalë vetëm milionerë.

Rabeta tha në “Euronews Albania” tha se do duhej patjetër të bëhej një hetim për të gjithë ata që kanë ushtruar funksione kryesore në Kadastra, por edhe për familjarët e tyre.

Ai tha se ata do duhet të hetohen patjetër pasi Kadastrat ndër vite kanë prodhuar milionerë, ndaj nuk mund të lihet gjithçka në harresë e të hapet një faqe e re.

Shpresoj shumë që të ketë një hetim. Kadastrat ndër vite kanë prodhuar milionerë, e kur them milionerë, milionerë seriozë. Në qoftë se do jetë e vërtetë ajo që thotë Henriku që do të kemi një verifikim të personave të lidhur, bashkëshortët, fëmijët, do ishte shumë mirë”, tha Lorenc Rabeta.

Ndërsa gazetari Mehmeti tha se në 30 vite të Kadastrës së Vlorës, qytetarët e thjeshtë e kanë pasur të pamundur edhe komunikimin me drejtues të këtyre institucioneve.

Ai tha se ata pranonin të takonin vetëm personat që i shkonin para zyrave me makina luksoze pasi interesat në zonën e Vlorës janë shumë të mëdha.

Në këto 30 vite të Kadastrave drejtuesit kanë qenë njerëz që qytetarët e thjeshtë nuk mund të komunikonin vetëm makina luksoze që ndalonin para Kadastrës, njerëzit që zbrisnin prej tyre mund të shkonin në takime në zyra.

Ka interesa të mëdha, unë flas për në Vlorë e në qarkun e Vlorës, interesat janë shumë të mëdha se flasim për resorte, për hotele, për vende ku metri katror blihet me flori. Në këto 30 vite ne kemi dëgjuar shumë çudira. Po të merremi me rastet ata që janë pjesë e hallit do qajnë ne do na duken absurde”, tha gazetari Henrik Mehmeti.

 

 

kadastra abuzime

Lini një Përgjigje