TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2025, 16:08

Fjona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese!

Shkruar nga Pamfleti

Fjona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese!

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar ditën e sotme Fjona Papajorgjin si drejtueses të re të institucionit, pas përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme, Holta Zaçaj.

Papajorgji, e cila ëshë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ishte kandidatja e vetme në garë për këtë post. Ajo merr drejtimin e institucionit në një moment të rëndësishëm për drejtësinë kushtetuese, teksa Gjykata po shqyrton çështje me ndikim të gjerë juridik dhe institucional.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, dhe Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë, prej tyre, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Kush është Fiona Papajorgji ?

Lindur më 12.03.1976 në Vlorë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari.

Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj.

Ka qenë autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje