TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2025, 11:34

Krimet zgjedhore, SPAK i sekuestron celularin nënkryetarit demokrat dhe 3 zyrtarëve të Bashkisë Pukë

Shkruar nga Pamfleti

Krimet zgjedhore, SPAK i sekuestron celularin nënkryetarit demokrat

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kryer veprime në Bashkinë Pukë, në kuadër të një procedimi që lidhet me krimet zgjedhore.

Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma. Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit. 

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, e parashikuar nga neni 328 i kodit penal.

Pjesë e këtij procedimi janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale.

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e denoncimeve për krimet zgjedhore ku janë regjistruar në total 107 kallëzime.

 

 

Lini një Përgjigje