TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2024, 13:59

Sulmet ndaj Dumanit, Frrok Çupi: SPAK po lidh dhe po u merr pasurinë e grabitur dy ish-presidentëve

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Dumanit, Frrok Çupi: SPAK po lidh dhe po u merr pasurinë

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, fillimisht zoti Çupi tregon se çfarë fshihet pas protestës së Rithemelimit të Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë së Ilir Meta para Bashkisë së Tiranës. Analisti thekson se Partia Demokratike, referuar kohës kur drejtohej nga Berisha, e ka nisur punën për të djegur vendin që në fundin e vitit 1990. Sipas tij, PD-ja lindi dhe u rrit me objektivin e vetëm: ‘Digj, shkatërro, rrëno, elimino!’.

Ndërkohë gjatë intervistës Çupi jep detaje nga ngjarja e madhe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, ndërsa zbulon se SPAK po lidh dhe po u merr pasurinë e grabitur dy presidentëve e dy kryeministrave.

-Zoti Çupi, pesë protestat para Bashkisë së Tiranës për “kokën” e Erion Veliajt të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë por që lejen në polici e merr Aleanca për Teatrin kanë degjeneruar në dhunë. Si e shihni këtë situatë? Teksa jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme, a mendoni se prioriteti i kyç i opozitës është Bashkia e Tiranës?

Çupi: Pse i janë sulur Bashkisë për ta djegur?’, është pyetja. Nuk ka asnjë surprizë në këtë mes. Partia Demokratike do të ishte çudi nëse nuk do të digjte e rrënonte; herë Bashkinë, herë qytetin, herë Parlamentin, herë shkollën e herë vreshtat. Partia Demokratike e ka nisur punën për të djegur vendin që në fundin e vitit 1990. Ajo lindi dhe u rrit me objektivin e vetëm: ‘Digj, shkatërro, rrëno, elimino!’. Tashmë është e njohur ‘vepra’ e Partisë Demokratike kundër interesave të vendit, në shkatërrimin e vlerave ekonomike industriale dhe agrokulturore, në arsim e kulturë, në vlerë kombëtare e gjithçka. Janë numëruar rreth 5000 vepra, të mëdha e të vogla, industriale, që janë shkatërruar me urdhër nga lidershipi i Partisë Demokratike. Në vitin 93, vetë gazeta zyrtare e PD shkruante me entuziazëm se ‘u shkatërruan 700 shkolla’. Maska e tyre ishte ‘lufta kundër komunizmit’. Sa ka marrë frymë Berisha dhe PD e tij, aq kohë ka punuar për të djegur e shkatërruar vlerat e Shqipërisë... Ju tani pyesni pse duan të djegin Bashkinë e Tiranës?

-Si i shihni sulmet e shtuara të politikës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani? Pse kanë frikë nga drejtësia e re, kur nëse pretendojnë se janë të pastër hetimet e prokurorëve nuk mund të nxjerrin asgjë?

Çupi: A mund të më thoni një nga mafiozët më të tmerrshëm të botës që nuk ka shkuar në qeli duke sharë prokurorin dhe gjykatësin. Ka ndodhur edhe më keq: I kanë vrarë si prokurorin edhe gjykatësin. Nuk është e lehtë lufta kundër krimit të organizuar; këta kanë edhe shumë para dhe kriminelë me vete. Meta bashkë me ata që e dini, janë ‘në ngordhje’, dmth., para qelisë. Kanë kryer vepra të tmerrshme kundër njeriut dhe kundër vendit. E çfarë presim ne që Saliu dhe Iliri të jenë ndryshe nga ata që janë? Jemi në kohën e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur kurrë më parë, madje as për kombe të tjerë të mëdha. Po ndodh që Shqipëria po lidh dhe po u merr pasurinë e grabitur dy presidentëve dhe dy kryeministrave... Ku ka ndodhur kjo gjë kaq e madhe?

-Pozitat e Partisë Demokratike si i komentoni? Mendoni se Jorida Tabaku, apo Gazment Bardhi mund t’i marrin karrigen Lulzim Bashës?

Çupi: Pozitat e PD janë shumë mirë, pak nga pak po shpërbëhet. Nuk mund të jetonte Partia Demokratike në një qytetari që nuk i përket asaj. PD kishte atmosferën e vet, me njerëz të egër, hajdutë, vrasës, që mbijetojnë në baltë dhe ndihen mire. Nuk ka më nga këta qytetarë. Qytetarët tani nuk kërkojnë armë nga Saliu as nga Iliri, as kërkojnë barut, as kërkojë të vidhen të tjerët. Kjo kohë kaloi bashkë me Partinë Demokratike kreu vepra të tmerrshme kundër vendit. Si mund të ‘rithemelohet’, apo të ribëhet? PD ka armik popullin. Po ndodh shumë natyrshëm që po bëhet pjesë- pjesë të vogla, e më në fund të harrohet. Harrohet e keqja./Gazeta Sot

sulmet ndaj dumanit frrok Çupi: spak pasuri dy presidenteve

Lini një Përgjigje