TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2025, 10:37

Dokumenti/ Brunilda e Vlorës e fillon mandatin me 140 punonjës më shumë në administratë

Shkruar nga Pamfleti

 Dokumenti/ Brunilda e Vlorës e fillon mandatin me 140 punonjës më

Kryetarja e re e Vlorës paraqet projekt-vendim për rritjen e organikës me 10 për qind që ditën e parë të punës

Brunilda Mersini fitoi zgjedhjet me premtime për shërbime bazë dhe disiplinë urbane, por mandatin e nisi me një projekt-vendim për shtimin e 140 punonjësve në administratë dhe shërbime publike. Struktura e re kërkon rritje të menjëhershme të organikës, ndërsa miratimi në Këshillin Bashkiak pritet të kalojë pa pengesa për shkak të interesave të rrjetit partiak.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, kandidatja e PS, Brunilda Mersini, premtoi se do ta fillonte detyrën me dhënien fund të përmbytjeve, sigurimin e ujit të pijshëm pa ndërprerje në çdo zonë, mbështetjen e familjeve në nevojë, bllokimin e ndërtimeve pa leje dhe pastrimin e qytetit.

Ajo u zgjodh dhe më 21 nëntor mori detyrën, por ditën e parë si kryetare bashkie, Brunilda Mersini e nisi mandatin me një projekt-vendim “emergjent” për të shtuar 140 punonjës në stafin e saj, në administratë dhe në shërbimet publike.

Dokumenti/ Brunilda e Vlorës e fillon mandatin me 140 punonjës më

Sipas Projekt-Vendimit Nr. 19625, datë 21 nëntor 2025, të dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak, kryetarja Brunilda Mersini kërkon që nga 1 janari 2026 të shtohet numri total i punonjësve me këtë ndarje:
Shtohet 1 zëvendëskryetar, 58 punonjës në administratën qendrore të bashkisë, 6 punonjës në zyrën e shërbimeve arsimore, kulturore dhe sportive, 5 në zyrën e shërbimeve publike, 54 punonjës në shërbimin e pastrim-gjelbërimit dhe bordin e kullimit, 7 specialistë, 8 policë bashkiakë dhe 1 sanitare vetëm për zyrën e kryetares.

Fakti që kryetarja e Vlorës, ditën e parë të detyrës, paraqiti për miratim në Këshillin Bashkiak projekt-vendimin për shtimin e numrit të punonjësve me 10 për qind të organikës, tregon se këto vende pune i ka premtuar gjatë fushatës elektorale.

Këshilli Bashkiak, me shumicë anëtarë të PS-së, nuk ka dyshim që do ta miratojë shtimin e vendeve të punës, sepse në listë do të kenë familjarë dhe miq të tyre. Ndërkohë kryetarja Brunilda Mersini ka përcaktuar tashmë personat që do të punësojë./Pamfleti

 

brunilda mersini

Lini një Përgjigje