TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 18:36

Qytetarët sërish në protestë për Zvërnecin, mijëra persona mblidhen para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët sërish në protestë për Zvërnecin,
Pamje nga protesta

Qytetarë, aktivistë dhe ambientalistë janë mbledhur sërish në Tiranë për të protestuar kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec. Tubimi vjen pas protestës së zhvilluar të dielën në kryeqytet dhe asaj të së shtunës në Zvërnec, ku u regjistruan tensione mes protestuesve dhe punonjësve të një kompanie private sigurie. 

Për të dytën ditë radhazi në Tiranë, mijëra qytetarë janë ngritur në protestë kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në Zvërnec. Të mbledhur fillimisht para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në atë që konsiderohet një nga reagimet më të mëdha qytetare të ditëve të fundit.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, qytetarët po kërkojnë anulimin e investimit që sipas qeverisë kap vlerën e 4 miliardë eurove. Organizatorët e protestës shprehen se kundërshtimi nuk lidhet me zhvillimin ekonomik apo investimet e huaja, por me mbrojtjen e një prej zonave më të ndjeshme natyrore të vendit.

Në pankartat e protestuesve lexohen mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin”, “Zvërneci nuk preket”, ndërsa nuk mungojnë as mesazhet kundër klasës politike. Një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë ndaj të gjithë spektrit politik me sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndryshe nga protestat tradicionale të organizuara nga partitë politike, tubimi i sotëm ka sjellë në shesh qytetarë të moshave të ndryshme, aktivistë mjedisorë, të rinj dhe familjarë, të cilët kanë deklaruar se po protestojnë për mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive natyrore.

Qytetarët sërish në protestë për Zvërnecin,

Mobilizimi vjen në një moment kur debati për projektin në Zvërnec është kthyer në një nga temat më të diskutuara në vend. Polemikat u intensifikuan pas protestës së zhvilluar të shtunën në vetë Zvërnec, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe punonjësve të një kompanie private sigurie. Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe nxitën reagime të shumta publike.

Qytetarët sërish në protestë për Zvërnecin,

Protesta e sotme pason gjithashtu tubimin e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku mijëra qytetarë marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas para Kryeministrisë. Organizatorët thonë se pjesëmarrja e lartë në dy ditët e fundit tregon se kundërshtimi ndaj projektit po merr përmasa më të gjera se sa një debat lokal për Zvërnecin.

Qytetarët sërish në protestë për Zvërnecin,

Ndërkohë, qeveria vijon ta mbrojë investimin, duke e cilësuar atë si projektin më të madh turistik në historinë e Shqipërisë, me ndikim të rëndësishëm në ekonomi, punësim dhe zhvillimin e turizmit. Por për protestuesit, çështja nuk është ekonomike. Ata argumentojnë se zhvillimi nuk mund të vijë në kurriz të zonave të mbrojtura dhe kërkojnë që projekti të ndalet përpara se të nisë zbatimi i tij.

Teksa marshimi po vijon drejt Kryeministrisë, organizatorët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen dhe se kundërshtimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

proteste tirane

5 Komente

  1. p
    pamfleti

    jeni te gjithe ne sherbim te GREQISE

    1. s
      studio

      ska me kuptim plote RAMA NBURG BERISHA NBURG.....DREJTIMI I DUHUR dhe hapi i pare drejt drejtesise se munguar nga kjo dyshe qe jane pjella e kesaj katrahure 35 vjecare....kush kundershton kte qe ka nisur eshte pjelle e tyre....kjo dyshe shquhet per manipulimin e njerzve me lloj lloj marifete mafioze QE SHKUAN DERI NE VRASJE NE 21 JANAR pikerisht nga kjo dyshe....kesaj radhe flet dhimbja vet dhe shkaktaret e kesaj dhimbje eshte kjo dyshe antikombetare per byth personale dhe farefisnore RAMA BERISHA DY ENVERET qe bejne sikur zihen dhe jane armiq por gjene e abuzuar nga ky komb e ndajne bashke .....ne dy PARTI BYTHLEPIRSISH qe heshtin si spiunet ne kohen e ENVER QOFTLARGUT....

      1. K
        Koha

        Haxhiqamilet! Asnjehere nuk protestuan kunder kryekrimindëve hajdute Berishës e Rames. Sapo ti therret greku, ata ngrihen si bastard

        1. T
          Tony

          Balta e Shqiperise eshte e gatuar me pluhurin e kockave e gjakun e te pareve tane qe na ka lindur e rritur e nuk leme kend te na e shese. Bravo rinia pa paragjykime ideollogjike. Keta duhet te marrin denimin si Caushesku. Nga Serbia i kishin marre ata qelbesirat gorrilla te policise private, turp! Me ka prekur rinia, bravo, gjaku nuk behet uje.

          1. L
            Lejd Arkuri

            THIRRJET PER SHPORJEN E QELBESIRAVE EDI RAMA DHE SALI QELBESIRES ESHTE E DUHURA. MJAJT QENDRUM INDIFERENT SE KTO GANGSTERET POLITIK QEVERITAR PO NA GRABITIN PASURITE TONA PUBLIKE. POSHTE QELBESIRAT ME ED RAMN E SAL BERISHN NKRY. RROFSHIN PROTESTUSIT QE PO TRONDISIN HAJNIT E PUSHTETIT. ÇESHTE KY ARTUR SHEHU QE SPAK E KERKON ME ARRESTU DHE SHBA E MBROJN?! MOS PIKERISHT PER TA SHFRYTEZU SOJI I TRAMPISTEVE PER ME SHTI NDORE PERLAT E BREGDETIT TONE? BREGDETI ANE KEND NUK KA PATUR PRONESI PRIVATE. HISTORIKISHT KA QENE PRONE SHTETERORE. NGA NA DOLEN GJITHE KTO PRONARE KAYNARE SHQIPTAR E GREK? JANE FALSIFIKATOR AKTESH PRONSIE. PRALLAT E RAMS ME VENDE TE REJA PUNE E INVESTIME MILIARDA NUK I HA ME NJERI. I DOLI BOJA. DUN ME PASTRU PARET E KORRUPSIONIT E TRAFIQEVE. TE HUMBURIT JEMI NE POPULLI I NDERSHM. PROTESTAT DUHET TE MOS NDALEN GJERSA ED RAMUTI TE ANLLOJ PLANET E MBRAPSHTA. KTIJ MONSTRE I DUHET DHENE MSIM TE PYS E RESPEKTOJ MENDIMIN E POPLLIT. PO E TRAJTO KET VEND SI ME PAS PRONE TE TRASHGUME TE KRISTAQ RAMSEZIT. KY NJEHERE THOTE NUK KA PROJEKT TE TILLE, ME PAS SE ESHTE PROJEKTI ME I MADH NE HISTORINE E INVESTIMEVE TE HUAJA NE SHQIPRI, HAJDE MERE VESH, PSIQIKISHT I ÇORODITUR. QOFTE DHE PER KET DUHET QERU NJE ORE E ME PARE. SHPRESOJ QE PROTESTAT TE MOS E NDALIN VRULLIN/

            Lini një Përgjigje