TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2023, 20:38

Avokatët grekë presion GJKKO-së, Daci: Në vendin e tyre veprojnë ndryshe, ja ku gabojnë me ligjet

Shkruar nga Pamfleti

Avokatët grekë presion GJKKO-së, Daci: Në vendin e tyre

Në prani të ambasadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, gjykata e Apelit rrëzoi ditën e djeshme kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Fredi Belerit kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Avokati Jordan Daci i ftuar në "Studio Live" në Report Tv tha se prania e avokatëve të huaj në Tiranë ishte më shumë për show sesa për mbrojtjen e Belerit.

Shumica e raportuan për nenin 3 dhe 10 që gjëja e parë që mendoj është po i nënshtrohet torturës por ky nuk është rasti. Ne jemi vend i lirë. Çdo njeri mund të marrë avokat mbrojtës edhe të huaj veçse ligji këtu e kufizon që të huajt të bëjnë marrëveshje me një zyrë avokatie. Për të bërë politikë si avokatët që ishin në Tiranë do merresha me faktin që edhe gjykata greke ka dënuar shqiptarë. Që në fakt jo se s’ka ndodhur. Greqia është vend demokratik, nuk mund të themi që nuk është vend demokratik vetëm se ka ndodhur ndonjë incident”, tha ai.

Apeli i palës greke ndaj kryeministrit Edi Rama për të liruar Belerin, sipas avokatit është pa sens. Nëse Rama ndërhyn, sipas Dacit do të bënte vepër të rëndë penale.

Këta nuk janë avokatë sepse nëse do jenë avokatë e vetmja thirrje që mund t’i drejtojnë është gjykatës me shkresë. Nëse kemi mësuar parimet e shtetit të së drejtës me Sokratin dhe Aristotelin, nuk mundet që ata të vijnë me filozofi të tjera te ne. Nëse kjo situatë do të ishte në Greqi do të ishte e ndryshme nga ne. Përkundrazi.  Në të gjithë Ballkanin, por edhe në disa vende të Evropës përfshirë Greqinë, fatin e keq dominon arresti në burg për shumicën e veprave penale të kësaj kategorie. Jo vetëm që qeveria s’ka përkundrazi Rama do të bënte vepër penale nëse ndërhyn. Kryeministri s’ka luajtur mendsh  që të bëjë vepër penale. Ligji jep kritere kur merren leje. S’ka të bëjë fare kryeministri”, tha ai.

Sipas tij për Belerin po diskutohet vetëm politikisht dhe kjo ia ka rënduar edhe më shumë pozitën.

Lini një Përgjigje