TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 21:45

Arrestimi i Durim Bamit, paralajmëron Ferdinand Dervishi: Nëse ekstradohet në Shqipëri, mund të kthehet në "pendito"

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Durim Bamit, paralajmëron Ferdinand Dervishi: Nëse

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar arrestimin e Durim Bamit në Dubai. Ai u shpreh se nëse Durim Bami do të ekstradohej në Shqipëri, drejtësia duhet të bëjë përpjekje për ta kthyer atë në të penduar.

Sipas Dervishit, Bami është një nga personazhet e krimit që do të zgjidhte shumë çështje të mëdha kriminale, pasi “ai di shumë”.

“Durim Bami ka një jetë që është në aktivitet dhe nuk është prekur. Ai ka bërë një ndërprerje të vogël për incidentin Ilir Meta-Tom Doshi ku u dënua me dy vite dhe më pas është lënë i lirë. Po të shikosh këto personazhe të krimit, duhet parë koha që u lihet në veprimtari. Nëse janë gjatë në veprimtari, ata kanë arsye për t’u bërë dikushi.

Durim Bami është një personazh interesant, që mendohet se ka qenë kreu i një grupi në Fushë Krujë që merrej me ekzekutime me pagesë. Mendohet se grupi i tij ka bërë disa ekzekutime të nivelit të lartë. Si del nga përgjimet, vërtetohet se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasje të ndryshme. Dikur më kanë pyetur nëse do doja të pendohej dikush nga bota e krimit dhe të fliste për SPAK, unë do veçoja Durim Bamin. Ai di shumë.

Mund të zbardhë ngjarje të rëndësishme shumë të forta që kanë ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit. Nëse ai do të vijë, shteti jonë duhet të investohet që ta bëjë të penduar do të zgjidhte shumë halle”, tha Dervishi për “Euronews Albania”.

I pyetur nëse do mund të ekstradohet Durim Bami nga Dubai, gazetari tha se problemi është se nuk ka marrëveshje dypalëshe, veç marrëveshjes së Interpolit. Me këto marrëveshje sipas tij merret Ministria e Drejtësisë.

 

Lini një Përgjigje