TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 14:47

Ambasadorja greke mbërrin në komisariatin e Vlorës, kërkon informacione për të arrestuarin Fredi Beleri

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja greke mbërrin në komisariatin e Vlorës, kërkon
Ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi

Ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në Vlorë, i është drejtuar Komisariatit të qytetit, ku ka pyetur për të arrestuarin Fredi Beleri.

Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtori i policisë mbi gjendjen e të ndaluarit, me arsyetimin se është qytetar grek.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Alfred Beleri u arrestua pak minuta pas mesnate, në restorantin e tij dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

 

ambasadorja greke fredi beleri

Lini një Përgjigje