TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2024, 14:19

Akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, shtyhet seanca për Jorgo Goron

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, shtyhet seanca

Seanca e përcaktuar sot për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, është shtyrë për në datë 1 nëntor.

Bëhet me dije se shkak u bë prokura e një prej avokatëve që mbron një të pandehur që është në mungesë.

Për këtë arsye, trupa e gjykimit shtyu seancën me dy javë. Jorgo Goro ishte vetë i pranishëm në seancën e kësaj të premte.

Për ish kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim.

Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

 

Lini një Përgjigje