
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë seancën e Belerit për në datë 25 qershor e martë ora 13:00. Beleri kërkon në Apel rrëzimin e dënimit të tij me 2 vite burgim.
Prokurori Adnand Xholi,kundërshtoi pretendimin e avokatëve të Belerit dhe deklaroi në senacë se nga provat vërtetohet që Beleri i ka ofruar para Arsen Ramës, të cilat do ti ofroheshin personave që do të gjente Arseni për të blerë vota.
Avokatët e Belerit thanë se janë manipuluar provat dhe nuk ka gjurmë përgjimesh në pajisje. Sipas prokurorit, këto pretendime janë të pambështetura në prova.
“Nga kqyrja e telefonit të Arsen Ramës e nga dëshmitë, vërtetohet që Beleri i ka ofruar kartmonetha 5 mijë lekëshe për personat që do gjente Arseni për të blerë vota. Kërkojmë lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë”, tha ai.
Gajtë seancë të mbajtur sot Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është shprehur se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama.
Ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se provat janë manipuluar. Beleri ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.
Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit 2023 për blerje votash dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg. Por Fredi Beleri ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO-së dhe ka pretenduar pafajësi.
Lini një Përgjigje