
Disa javë më parë gjykata italiane rrëzoi marrëveshjen Rama- Meloni për emigrantët, teksa vendosi anulimin e vendimit të ndalimit të 12 refugjatëve, duke bërë që ata të riktheheshin sërish në Itali.
Gjykata në Romë do të vendosë ditën e nesërme (11 nëntor) nëse ndalimi i emigrantëve të huaj që u sollën në Shqipëri është i drejtë apo jo.
Disa javë më parë gjykata italiane rrëzoi marrëveshjen Rama- Meloni për emigrantët, teksa vendosi anulimin e vendimit të ndalimit të 12 refugjatëve, duke bërë që ata të riktheheshin sërish në Itali.
Ndërkohë, dy ditë më parë në Shëngjin anija 'Libra' solli 8 emigrantë, por dy prej tyre u kthyen sërish në Itali për shkak se u konstatuan me probleme shëndetësore. Ndërsa në qendrën italiane të paraburgimit në kampin e Gjadrit ndodhen 6 emigrantë.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka theksuar se ky operacion do të vijojë.
“Ne jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian. Ka gjyqtarë që po vendosin në një mënyrë të caktuar, ne nuk pajtohemi me këto vendime dhe i kemi kundërshtuar”, ka thënë ai raporton Sky tg24.
Një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Imigracionit ndodhen në terren në një mision monitorimi për të verifikuar kushtet e qendrave: hapësirat e banimit, tualetet dhe respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare.
Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve, me argumentin se nuk vinin nga vende të sigurta.
Kjo detyroi më pas qeverinë Meloni të bëjë disa ndryshime me listën e shteteve që i njeh si të sigurta, ku nga 21 shtete hoqi vetëm tre prej tyre.
Kjo manovër u bë për të shpëtuar marrëveshjen miliona euroshe me Shqipërinë dhe në rast se gjykata e Romës vendos nesër rikthimin e emigrantëve sërish në Itali do të ishte një goditje e madhe për qeverinë italiane pasi kjo do të shënonte fundin e planit të Melonit për të luftuar emigracionin e parregullt me dërgimin e azilkërkuesve jashtë BE-së me vende si Shqipëria.
Lini një Përgjigje