TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 10:48

A do të dëshmojë Bamir Topi pro çështjes “Partizani”? Berisha: S’kam nevojë për njeri në botë të flasë për mua

Shkruar nga Pamfleti
A do të dëshmojë Bamir Topi pro çështjes
Berisha

Pasi zbatoi masën e sigurisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një prononcim për mediat, ku u ndal te dosja “Aruba” dhe procesi gjyqësor për çështjen “Partizani”, i cili zhvillohet gjatë ditës së sotme.

I pyetur nga gazetarët nëse ish-Presidenti Bamir Topi do të dëshmojë në favor të tij në gjyq, Berisha u shpreh se nuk ka nevojë për askënd që të dëshmojë pro tij. Ai shtoi se ndaj tij nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe se akuzat janë të pabazuara.

Pyetje: Për çështjen Aruba keni materiale apo po i referoheni në mënyrë metaforike?

Berisha: Në Aruba kanë qenë dy ose tre zyrtarë të lartë të dërguar nga Rama, së bashku me biznesmenë. Kjo del në dosjen spanjolle, belge dhe italiane. Këta e mbajnë të fshehtë dhe sekret në mënyrën më të padenjë, sepse ata që kanë qenë në Aruba faktojnë që ky shtet është drogë dhe droga është shtet. Kaq mund të them për Arubën.

Pyetje: Sot është gjyqi i Themelit për dosjen “Partizani”, si e parashikoni dëshminë e Bamir Topit?

Berisha: Pse është thirrur Bamir Topi e dinë ata që e kanë thirrur, prokurori ose gjykatësi. Ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës. Pas misionit, ky është lakuar. Do ta pyesin si kryekomandant i Forcave të Armatosura dhe çfarë di ai për sigurinë në atë kohë. Të thotë atë që do.

Pyetje: Thua të dëshmojë pro jush?

Berisha: S’kam nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro meje, sepse është dëshmuar që s’ka asnjë shkelje ligjore, as edhe një shkelje të vogël ligjore. Ka trillime.

bamir topi partizani berisha

1 Komente

  1. T
    Tony

    Bamir Toipi eshte nje kokerr legeni. Ne gjenerata e tij e kemi njohur shume mire si djale pa taban e qylagji i paftyre. Pash Zotin mos na hapni zorret e barkut.

    Lini një Përgjigje