TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-07-13 12:26:00

Tragjedi në Shkup, 31-vjeçari vret me thikë babanë pas një sherri në familje

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në Shkup, 31-vjeçari vret me thikë babanë pas
Pamje ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vrau me thikë babanë e tij pas një konflikti në banesën familjare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në një banesë në zonën e Bit Pazarit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se 52-vjeçari me inicialet E.L., i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 54 vjeçe. Gjatë konfliktit, djali i tyre, 31-vjeçari me inicialet B.Xh., dyshohet se e goditi të atin me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi të riun rreth orës 23:00. Ndërkohë, gruaja e plagosur u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum i Ohrit", ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i 52-vjeçarit është dërguar për autopsi, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje