TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-21 08:06:00

"We call your stance against the republican status for Kosovo just and patriotic," Enver Hoxha's letter to Fadil Hoxha is revealed.

Shkruar nga Pamfleti

"We call your stance against the republican status for Kosovo just and

Nearly 20 years ago, in one of our conversations with the renowned researcher and historian Sherif Delvina (“Teacher of the People”), together with his two close friends, Professor Luan Malltezi and Gani Demiri Ratkoceri (“Teacher of the People”, originally from Kosovo, who came to Albania as a political immigrant in 1961, a former prisoner in Enver Hoxha’s political camps and prisons), Sherif, who had spent most of his life in the state archives and the National Library, told us that: “Enver Hoxha, not only never wanted Kosovo to have the status of a Republic within the framework of the Yugoslav Federation, but he fought in every way to prevent that from becoming a reality”! Explaining to us that; if Kosovo were to enjoy the status of a Republic, like the other six republics, Kosovo would receive great attention and be much more recognized in the international arena, thus eclipsing communist Albania led by Enver Hoxha, which would be relegated to the background as a state. Given this, the "support" that Albania and Enver Hoxha gave to Kosovo after the demonstrations of March 1981, for Kosovo to be granted the status of a Republic, was simply for public consumption.

Our request (from Professor Luan Malltezi and Gani Ratkocer) to conduct an interview in "Gazeta Shqiptare" (where I was covering the historical dossier column at the time), where he would publicly explain in more detail what he was telling us, Sherifi categorically refused, telling us: "What I am telling you, I have only heard and I have not yet found the archival documents in the Central State Archives, or the Ministry of Foreign Affairs, but I assure you that these documents are there and if you find them one day, you will prove me right.

"I can't speak without documents"!

Of course, we did not bother him to tell us publicly in the press, since Sherif was blunt and we knew his nature well. Sherif told us many events and stories of the most diverse kinds, mainly with Enver Hoxha, whom he had known since he was a child (during the War, 1939-1944), when he went to the house of his uncle, Esat Dishnica, where Enver, as his close and very confidential friend, was often there for lunches and dinners.

Po kështu, shumë nga ngjarjet dhe historitë që kishin të bënin me Enver Hoxhën, Sherifi i dinte nga ish-kryeministri Ibrahim Bej Biçaku, (dajua i nënës Sherifit), apo i ati, Neki Delvina, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë në periudhën e Monarkisë Zogut dhe vitet e para të pas Luftës, që u dënua me burg politik. Të gjitha këto ngjarje dhe histori, Sherifi i “mori me vete”, dhe nuk pranoi kurrë t’i bënte publike në media, edhe pse miku i tij i ngushtë, profesor Luan Malltezi, (apo autori i këtyre radhëve), i luteshin herë pas here, se ato duheshin publikuar në shtyp, pasi kishin interes publik!

Por, duke u kthyer në temën kryesore të këtij shkrimi, theksojmë se studiuesi dhe historiani i njohur Sherif Delvina, ka pasur plotësisht të drejtë lidhur me ato që na thoshte, pra: që Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të fitonte statusin e Republikës, gjë e cila bëhet e ditur nga disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” (tashmë të de klasifikuara), të cilat i përkasin vitit 1970, ku ndodhet edhe një proces-verbal i takimit të Enver Hoxhës me diplomatin Lik Seiti, të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd.

Në të gjitha këto dokumente, ku për herë të parë hidhet dritë dhe bëhet e ditur zyrtarisht ajo që prej vitesh është përfolur gojarisht mbi lidhjet okulte të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, (mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit nëpërmjet Fadil Hoxhës) si dhe proces-verbalin në fjalë, shkruhet e zeza mbi të bardhë, se; Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës, madje ka bërë të gjithë përpjekjet me aq sa ka mundur, që ajo gjë të mos ndodhte kurrë. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe të plota (bashkë me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME LIK SEITIN, TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLOR TË SHQIPËRISË NË BEOGRAD

TAKIMI I SEKRETARIT TË PARË TË KQ TË PPSH, SHOKUT ENVER HOXHA, ME TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVI, LIK SEITIN, NË TIRANË, NË DATËN 19.9.1970

Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i K.Q. të PPSH, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seitin, e pyet atë në se e ka mësuar gjuhën serbo-kroatisht dhe, kur merr përgjigje se ai nuk e di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. Në përgjithësi ju diplomatët, vazhdoi shoku Enver, nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja.

Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg. Të jesh në një vend me shërbim dhe të mos dish gjuhën e tij, as shtypin nuk shfrytëzon dot. Mund të ndodhë që tjetri të të kërkojë për një bisedë urgjente, por po të mos e kesh përkthyesin aty, t’i thuash prit se tani nuk ka kush të na bëjë përkthimin, nuk është e hijshme. Shumë nga ju u mësuat të punoni me përkthyes, po kjo nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.  Çfarë thotë Fadil Hoxha, ka ndonjë çikë ndjenjë shqiptarizmi te ky njeri, se sa për marksist-leninist është tjetër pune, është shumë larg që ai të jetë i tillë.

SHOKU LIK SEITI: Nga takimi që pata me të më la përshtypjen e asaj që thatë më përpara, d.m.th. tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Të them të drejtën, mua më bëri përshtypje pre-okupacioni i tij i madh për rininë, lidhur me mbajtjen e fotografive. Këtu ai theksoi se përsa i përket ndjenjave të njerëzve të moshuar, këto ne jemi në gjendje t’i dominojmë. Përsa i përket rinisë që është një masë më e gjerë dhe që manifeston hapur dashurinë për Shqipërinë dhe shokun Enver, e kemi më vështirë ta frenojmë atë në këtë vrull, jo se unë jam kundër dashurisë ndaj shokut Enver dhe mbajtjes së fotografisë së tij nga ana e rinisë kosovare, përkundrazi jam unë i pari që e dua më shumë se kushdo shokun Enver, por sepse kjo na prish punë.  Ju e dini se unë edhe gjatë luftës, kur fotografia e shokut Enver filloi të hiqej tek ne, e vura në dijeni shokun Enver dhe ai më këshilloi me të drejtë që këtë çështje ta ngrija në Komitetin Krahinor të partisë të Kosovës.

SHOKU ENVER HOXHA: Mos do të thotë Fadili me këtë se rinia nuk duhet të ekzaltohet shumë, prandaj ngriti çështjen që fotografinë e Enverit të mos e mbajnë të rinjtë e të rejat?

SHOKU LIK SEITI: Ai la të kuptohej që, po të jetë puna për të mbajtur fotografinë e shokut Enver, atë do ta mbaj unë i pari, pastaj të tjerët. Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e një agresioni kundër Shqipërisë, Fadili theksoi se ai personalisht do të jetë ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrë nuk do t’i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë. Pastaj më foli për përpjekjet që bën ai për të fituar Kosova autonominë. Këto përpjekje, siç më tha, i ka bërë që në kohën kur ishte në fuqi Rankoviçi, prandaj edhe ishte vënë në shenjë prej tij. Fadili atëhere kish gjetur kundërshtarë në këtë çështje, midis të cilëve Petër Stamboliqin.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’bën tani Stamboliqi?

SHOKU LIK SEITI: Tani ai është mënjanuar, po jo në atë shkallë si janë lenë mënjanë Tempua me shokë. Ndryshe është me Stamboliqin, këtë diku e aktivizojnë për të dorëzuar në emër të Titos ndonjë dekoratë, apo për të prerë shiritin me rastin e inaugurimit të ndonjë vepre etj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Tempua bën ndonjë punë, duket nëpër pritjet?

SHOKU LIK SEITI: Jo. Siç duket tani shkruan kujtimet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Koça Popoviçi?

SHOKU LIK SEITI: As ky. Edhe ky si Stamboliqi është.

SHOKU ENVER HOXHA: A e kanë nënpresident tani?

SHOKU LIK SEITI: Jo, me organizimin e ri jugosllavët nuk kanë fare nënpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, në formë kryen njëkohësisht edhe funksionin e nënpresidentit. Në këtë post është Milentije Popoviçi. Kur punohej për përgatitjet e Kongresit të 9-të, për disa kohë në Jugosllavi u bënë përpjekje për të nxjerrë Kardelin si zëvendës të Titos në kryesinë e Lidhjes së Komunistëve, po pati reagim nga të tjerët. Kështu, kur u mësua për funksionin e nënpresidentit të Lidhjes së Komunistëve, të gjithë të tjerët thanë ç’është kjo e panjohur. Prandaj, në Kongresin e 9-të të Lidhjes së Komunistëve Jugosllavë, nxorën nga udhëheqja të tërë të vjetrit. Titua mbajti vetëm Kardelin dhe ndonjë tjetër, por theksoi që midis tyre dhe të rinjve që hynë në udhëheqje nuk ka të parë e të dytë, të gjithë janë njëlloj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po udhëheqësit kosovarë si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? Kanë grindje midis tyre? Për shembull, si janë marrëdhëniet midis Fadil Hoxhës, Veli Devës, Ali Shukriut etj?

SHOKU LIK SEITI: Gjer tani nuk kemi dëgjuar asgjë serioze që të na ketë tërhequr vëmendjen, megjithatë gjëra të vogla midis tyre ka. Nga sa dimë, del sikur Fadili dhe Veliu janë një, kurse Xhavit Nimani me Ali Shukrinë janë më ndryshe. Kur ishte në fuqi Rankoviçi, Ali Shukriu pozitat i kishte më të forta se Fadili me Veliun. Sidoqoftë edhe këto gjëra të vogla që kanë ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumë të qarta e të argumentuara. Përsa i përket aktivizimit të krerëve shqiptarë të Kosovës me funksione të rëndësishme, nga ana e udhëheqjes jugosllave veprohet njëlloj si për njërin, ashtu edhe për tjetrin.

SHOKU ENVER HOXHA: Nga krerët shqiptarë të Kosovës, kush tregohet pro rrymës serbomadhe të Rankoviçit?

SHOKU LIK SEITI: Dyshime ka për Xhavit Nimanin dhe Ali Shukrinë, me gjithë këtë të fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhënë edhe popullaritet.

SHOKU ENVER HOXHA: Është i vjetër nga mosha Aliu?

SHOKU LIK SEITI: Rreth 45-50 vjeç. Ky ka qenë edhe në Shqipëri. Midis gjithë të tjerëve Aliu është njeriu më i pregatitur për funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnë sidomos në marrëdhëniet që ka Jugosllavia me vendet arabe.

SHOKU ENVER HOXHA: Kanë fëmijë këta dhe ç’qëndrim mbajnë?

SHOKU LIK SEITI: Të gjithë fëmijët e këtyre, gjatë manifestimeve patriotike që janë zhvilluar nga populli kosovar, kanë qenë pro flamurit dhe pro një autonomie më të gjerë të Kosovës. Veç kësaj, kur kanë ardhur në Jugosllavi skuadrat tona sportive, të gjithë këta elementë të rinj janë treguar të afruar dhe kanë shfaqur interesim për Shqipërinë. Në këtë drejtim, qëndrimi i djalit të Fadil Hoxhës është më i theksuar. Ky është edhe më serioz dhe qëndron vazhdimisht në Prishtinë me nënën e tij. Edhe vetë Fadili, me përjashtim të rasteve kur në qendër bëhet ndonjë mbledhje ose konferencë, kur autorizohet të bëjë ndonjë takim, apo e dërgojnë jashtë shtetit, pjesën më të madhe të kohës në Kosovë e kalon.

Në Kongresin e 9-të zgjedhjet e udhëheqjes kryesore u bënë në mënyrë të atillë që në përbërjen e saj të përfaqësoheshin në numër të barabartë të tëra republikat. Kjo u bë me qëllim ekuilibri të forcave. Kështu për çdo republikë u zgjodhën nga dy veta në Byronë Politike të Lidhjes dhe nga një për të dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga të dhënat e ndryshme që disponojmë, ashtu siç qëndron Fadili në Kosovë, edhe Kardeli pjesën më të madhe të kohës në Slloveni e kalon. Kështu veprojnë edhe udhëheqësit nga republikat e tjera, të cilët gjithashtu e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në vendlindjet e tyre dhe vetëm kur kanë mbledhje shkojnë në Beograd.

SHOKU ENVER HOXHA: Si qëndron Nikeziqi me shqiptarët?

SHOKU LIK SEITI: Kemi dëgjuar sikur i përkrah. Ai ka dhënë mjaft këshilla kur ka qenë në Kosovë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Veselinoviçi me Tempon etj., me serbët janë?

SHOKU LIK SEITI: Po.

SHOKU ENVER HOXHA: Si mendon ti lidhur me bisedën që pate me Fadilin, e vlen t’i kthejmë ndonjë përgjigje? Ku të takoi ai ty?

SHOKU LIK SEITI: Më takoi një natë në pritjen që u dha në ambasadën sudaneze me rastin e vizitës që bëri në Jugosllavi kryetari i shtetit të Sudanit. Fadili në atë pritje qe bashkë me Ali Shukrinë, por ndofta, sepse s’më njihte mirë ose edhe për ta justifikuar takimin me mua, erdhën të dy së bashku. Mirë po me t’u takuar, Aliu u largua menjëherë, duke u justifikuar se i duhet të takohej me një tjetër. Fadili pra erdhi vet i dyti dhe takimi u bë në një pritje përpara syve të të gjithë të tjerëve. Sa mbetëm vetëm, u hoqëm të dy mënjanë dhe aty Fadili gjeti rastin për të më folur.

SHOKU ENVER HOXHA: Po Velinë, kur e ke takuar?

SHOKU LIK SEITI: Me Velinë kam biseduar në takimin e parë me Fadilin. Takimi me të u bë në kohën që po dilnin diplomatët nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kështu, kur po largohesha edhe unë, u takova rastësisht me Fadilin, i cili i tha Veliut që ndodhej prapa nesh, eja të të takoj me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Pas këtij takimi të shkurtër u ndamë me një herë.

SHOKU ENVER HOXHA: E, si thua, ç’mendon ti, e vlen t’i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime?

SHOKU LIK SEITI: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen se ai e pret një përgjigje.

SHOKU ENVER HOXHA: Konkretisht, ç’kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç’mendon shoku Enver.

SHOKU LIK SEITI: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, vazhdoi ai, për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk di si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, tha ai, nuk e besoj që të jetë kundër.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’është ky Rezak Shala?

SHOKU LIK SEITI: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr.

SHOKU ENVER HOXHA: Po si t’u duk ty, këto pikëpamje që shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat?

SHOKU LIK SEITI: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin tek Titua, kur donte të më tregonte nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull i tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë.  Çështja tjetër që preku Fadili doli nga një pyetje që i bëra unë lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos.

SHOKU ENVER HOXHA: Ç’tha ai, ç’mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje?

SHOKU LIK SEITI: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t’i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe, që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë, po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federatë e përqendruar, ku të dominojnë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën.

SHOKU ENVER HOXHA: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t’u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t’i thënë se e kishin ngarkuar të t’i transmetonte? Ç’përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë?

SHOKU LIK SEITI: Për Titon dhe vijën e tij, Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë. Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij në se do të jetë ushtar besnik i shokut Enver jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilët e njihte. Fadili në këtë rast tha që në fund të fundit ne do të bëjmë punën tonë, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tonë.

SHOKU ENVER HOXHA: Foli gjë Fadili për ndjenjat anti-serbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare?

SHOKU LIK SEITI: Nuk tha gjë.

SHOKU ENVER HOXHA: E do populli Fadilin?

SHOKU LIK SEITI: E do dhe tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin më mirë. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ka kosovarë që kthehen tani nga Turqia në Jugosllavi?

SHOKU LIK SEITI: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis dy vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë.

SHOKU ENVER HOXHA: Kur të vijë rasti ti duhet t’ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpitë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhen përpjekje që të mos u nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t’i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash.

SHOKU LIK SEITI: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade.

COMRADE ENVER HOXHA:  Well, let me tell you some things that, to be more precise, I have written down. You can have these with you, but you must tell Fadil orally, that he and his comrades are not safe people. The ideas that I am giving you in writing are quite concise and for both pictures, and for Fadil himself personally, in case he wants to keep them in mind, even if it means telling Tito, because we know that he is Tito's and this does not spoil any of our work. Of course, you must find the opportunity to tell him these ideas like this, in general. But better let me read them to you once, then let's see what you think:

"Appreciating the conversation we had together, as well as the fact that you gave me to understand that you also wanted to know Comrade Enver's opinion on the issues you raised, when I was in Tirana, I requested a meeting with Comrade Enver and reported everything you told me. Comrade Enver instructed me to convey his thanks to you and to greet you for the pure patriotic feelings that are characteristic of Albanians, whether they are citizens of the People's Republic of Albania or of Kosovo. Comrade Enver was touched by what you said that in case of danger to the People's Republic of Albania you would be by his side. Comrade Enver, who knows you personally, has no doubt about this, because your position on this problem is in the continuation of the heroic fighting traditions of our people who have fought for centuries and in the continuation of the high patriotism of the people of Kosovo.

We are closely following the changes that have occurred in Kosovo, the rights that have been gained in the issue of language, education, in terms of administration, etc. Undoubtedly, these are victories against the anti-Albanian, Rankovician and Greater Serbian currents. But, as you yourself say, this is not all. There are many other rights that the Kosovar brothers must win. We consider your opinion to not accept the creation of a second Albanian Republic to be right. This is a right and patriotic stance. The People's Republic of Albania will fight an opposing stance with all its might. We agree with your opinion that there is only one People's Republic of Albania in the world./  Memorie.al

Lini një Përgjigje